Goditi me grushte e shkelma një të ri, i mori para nga portofoli një tjetri! Arrestohet efektivi i policisë në Shkodër

Goditi me grushte e shkelma një të ri, i mori para nga portofoli një tjetri! Arrestohet efektivi i policisë në Shkodër

09:22, 02/06/2023
A+ Aa A-

Është arrestuar efektivi i rendit në Shkodër, Shkëlzen Gjonaj, i cili dhunoi brenda një lokali një të ri duke e goditur me grushte e shkelma, si edhe i mori para një qytetari nga portofoli.

Ministria e Brendshme ka reaguar duke thënë se ai është vendosur në pranga nga AMP dhe do të përballet me drejtësinë për të marrë ndëshkimin sipas ligjit.

“Për rastin e transmetuar mbrëmjen e kaluar në media e për të cilin Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore reaguan menjëherë, Ministria e Brendshme falënderon emisionin “Fiks Fare” për denoncimin e punonjësit të policisë që abuzonte me detyrën. Ky punonjës është arrestuar nga AMP e do të përballet me drejtësinë për të marrë ndëshkimin sipas ligjit.

Ne inkurajojmë investigime të tilla gazetareske, por edhe referimin e qytetarëve për punonjës të Policisë së Shtetit që kryejnë shkelje ligjore apo etike gjatë ushtrimit të detyrës. Vijimësisht jemi të vendosur për të pastruar Policinë e Shtetit nga punonjësit e korruptuar, të cilët  kurrsesi s’ka vend në radhët e kësaj trupe.

Vetëm përgjatë vitit 2022 AMP ka referuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre 357 raste nga të cilët 168 me masë shtrënguese. Në 5 muajt e parë të këtij viti janë referuar 119 raste nga të cilët 34 me masë shtënguese. Ky është tregues i vullnetit tonë të plotë për të larguar nga Policia e Shtetit ata që bëjnë pis uniformën e kësaj trupe”, shkruan Ministra e Brendshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco