Vrasja e 33-vjeçarit në Itali, viktima dhe autori ishin fqinj në Lezhë

Vrasja e 33-vjeçarit në Itali, viktima dhe autori ishin fqinj në Lezhë

08:59, 02/06/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë u shënua këto ditë në një provincë në Breshia të Italisë ku u vra një shqiptar 33-vjeçar.

Alfons Kola është shqiptari i vrarë me thikë jashtë një lokali në Calcinato të Breshias. Ai kishte mbërritur në spital në kushte të rënda dhe nuk mundi të mbijetonte, pavarësisht se i ishte nënshtruar një operacioni delikat. Një person është në arrest për vrasjen.

Bëhet fjalë për Petrit Gegën, 52 vjeç, bashkatdhetar i viktimës, që dyshohet se ishte sulmuesi i 30-vjeçarit dhe u ndalua nga karabinierët pasi ishte arratisur.

Mësohet se si viktima Alfons Kola ashtu edhe autori Petrit Gega janë nga fshati Kallmet Vogël i Lezhës. Banesat e tyre në këtë fshat janë vetëm pak metra larg njëra-tjetrës.

Sipas banorëve familjet kanë patur marrëdhënie shumë të mira me njëra-tjetrën dhe janē të tronditur nga kjo ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco