Ndërron jetë në Vorë, shoferi nga Maqedonia e Veriut, cilat janë dyshimet e para

Ndërron jetë në Vorë, shoferi nga Maqedonia e Veriut, cilat janë dyshimet e para

08:21, 02/06/2023
A+ Aa A-

Një shofer kamioni nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar jetë sot në një lokal në Vorë.

Ai punonte si shofer kamioni i një linje transporti mallrash Maqedoni-Shqipëri.

Më datë 01.06.2023, rreth orës 22:00, në një lokal në Vorë ka ndërruar jetë shtetasi M. M., rreth 60 vjeç, nga Maqedonia e Veriut, shofer kamioni i një linje transporti mallrash Maqedoni-Shqipëri.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco