Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'Home Office' nis fushatën e reklamave për të penguar emigrantët shqiptarë

'Home Office' nis fushatën e reklamave për të penguar emigrantët shqiptarë

08:39, 28/05/2023
A+ Aa A-

Angli – “Home Office”| ka nisur një fushatë reklamuese që ka në fokus shtetasit shqiptarë për t'i penguar ata të emigrojnë në Mbretërinë e Bashkuar, njofton BBC.

Reklamat, të cilat do të shfaqen në shqip në Facebook dhe Instagram, do të paralajmërojnë se njerëzit do të "përballen me ndalim dhe dëbim" nëse do të ndërmarrin këtë rrugë.

Qeveria britanike tha se fushata, duke filluar javën e ardhshme, do t'i "bëjë të qarta rreziqet" me të cilat përballen emigrantët që vijnë me gomone.

Laburistët thanë se ky veprim "lyp besimin" dhe sistemi i azilit ishte "në kaos".

Sipas “Home Office”, Shqipëria është një "vend i sigurt dhe i begatë" dhe shumë shtetas "po udhëtojnë nëpër vende të shumta për të bërë udhëtimin në Mbretërinë e Bashkuar" përpara se të bëjnë "kërkesa të rreme për azil kur të mbërrijnë".

Fushata pason një lëvizje të ngjashme të mediave sociale të nisur nga qeveria në gusht të vitit të kaluar.

Ministri i Emigracionit Robert Jenrick tha se fushata do të "veprojë në mënyrë aktive që në burim përpara se njerëzit të nisen në udhëtime të rrezikshme dhe të panevojshme".

Shqipëria ishte kombësia më e zakonshme që aplikonte për azil në Mbretërinë e Bashkuar në vitin deri në mars 2023, me 13,714 aplikime nga shtetas shqiptarë, sipas BBC>

Jenrick tha: "Ne jemi të vendosur të ndalojmë barkat dhe fushata e nisur në Shqipëri këtë javë, është vetëm një komponent i punës së “Home Office” për të ndihmuar në rrëzimin e miteve rreth udhëtimeve të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar, për të shpjeguar realitetet dhe për të luftuar gënjeshtrat e shitur nga kontrabandistët e këqij që përfitojnë nga kjo tregti e ndyrë".

Qeveria britanike nuk tha se sa pritet të kushtojë reklamimi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco