Vritet shqiptarja në Zvicër/ 37 vjeçarja nënë e 4 fëmijëve, i dyshuar bashkëshorti i saj

Vritet shqiptarja në Zvicër/ 37 vjeçarja nënë e 4 fëmijëve, i dyshuar bashkëshorti i saj

22:40, 27/05/2023
A+ Aa A-

Media zvicerane Blick shkruan se një grua 37 vjeç nënë e 4 fëmijëve nga Kosova është gjetur e vdekur në banesën e saj në Vevey VD.

Prokuroria tashmë ka hapur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekjeje, e cila dyshohet se mund të ketë ardhur si pasojë e dhunës në familje.

Autori i dyshuar është partneri i saj i cili edhe është arrestuar.

Gjatë ditës së premte, shtetasi Kosovar 42 vjeç është paraqitur në stacionin policor në kantonin e Bernës, duke pretenduar se kishte plagosur partneren e tij. Pas kësaj, policia zvicerane kishte shkuar në banesën ku gjendej gruaja.

Pasi kishin hapur derën me dhunë, policia kishte gjetur viktimën e cila ishte goditur disa herë me thikë dhe kishte ndërruar jetë.

Partneri i saj i dyshuar për vrasjen u arrestua menjëherë nga policia e Bernës dhe iu dorëzua autoriteteve të Vaud për procedime të mëtejshme.

Hetimet synojnë të zbardhin rrjedhën e ngjarjeve dhe motivet e mundshme të krimit në mënyrë që autoritetet të klasifikojnë saktë krimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco