EMRI-VIDEO/ Aksident i rëndë në Berat, i moshuari përplaset nga makina në vijat e bardha

15:38, 27/05/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen "Çelepias" në Berat. Një 68-vjeçar është përplasur nga një makinë, teksa kalonte me biçikletë në vijat e bardha të rrugës. Pas përplasjes, automjeti tip Volkswagen Passat, me targa AA 590 FC, ka marrë zvarrë për disa metra dhe më pas ka ndaluar.

I moshuari Agim Mingu është përplasur pa ndjenja në asfaltin e rrugës,deri në mbërritjen e ambulancën që e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit. Mjekët e spitalit konfirmojnë se ai ndodhet në sallën e operacionit dhe gjendja e tij është kritike.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të shumtë të policisë, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit, ndërkohë që po kërkohen edhe kamerat e sigurisë së bizneseve përreth,të cilat do të hedhin dritë mbi dinamikën e aksidentit.

Burime zyrtare të policisë konfirmojnë se drejtuesi i mjetit Volkswagen Passat është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, ku edhe po jep dëshminë e ti në lidhje me ngjarjen. Burime nga dëshmitarë në vendngjarje konfirmojnë se automjeti që shkaktoi aksidentit ishte duke qarkulluar me shpejtësi të madhe në këtë zonë të banuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco