SYRI TV/ Pezullohen 9 punonjës të ish-ALUIZNI dhe IMT, shpërdoruan detyrën, legalizuan në Xhafzotaj

14:39, 25/05/2023
A+ Aa A-

Shpërdoruan detyrën duke legalizuar pasuri në kundërshtim me ligjin si dhe nuk zbatuan vendimin e shembjes në Durrës, pezullohen 9 punonjës të ish-ALUIZNI-t dhe të Inspektoriatit te Mbrojtjes se Territorit.  Sipas dosjes se prokurorise vepra penale për të cilën akuzohen ka ndodhur ne vititn 2013

SYRI TV

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar pezullim nga detyra për 9 punonjës të ish-ALUIZNI-t dhe Inspektoriatit te Mbrojtjes së Territorit  pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën. Nga hetimet rezultoi se në vitin 2013, punonjës të ish-Aluizni-t Durrës kanë legalizuar disa pasuri të ndodhura në komunën Xhafzotaj, pjesë të të cilave ndodhen të ndërtuara mbi pasurinë e cila ka një sipërfaqe 2184 m2 dhe kategorizohet në zërin kadastral “Rrugë” me status juridik “shtet”. Gjithashtu, punonjës të IMT-së Shijak, nuk kanë zbatuar vendimin për prishjeje dhe nuk kanë depozituar kallëzime penale në lidhje me ndërtimet e paligjshme që kanë konstatuar.

Ndërkohë që sipas prokurorisë  Drejtori i bordit të ndërmarrjes kanalizimeve ka shpërdoruar detyren  pasi i ka kthyer përgjigje Drejtorisë së Aluizit Durrës, ku informonte se objekti i shtetasit F. H., nuk cënon objektet, sistemin kullues që Bordi i Kullimit Durrës –Krujë ka në inventar. Për të gjitha këto veprime dhe mos veprime të punonjësve te administrates  gjykata e Durresit ka  caktuar masat e sigurimit ndaj 9 shtetasve nën hetim me Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ dhe ‘Ndalimi i daljes jashtë shtetit.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco