FOTO EKSKLUZIVE/ Me pistoletë në dorë, ja momenti kur autori i vrasjes në Kavajë largohet me vrap

FOTO EKSKLUZIVE/ Me pistoletë në dorë, ja momenti kur autori i vrasjes në Kavajë largohet me vrap

11:33, 22/05/2023
A+ Aa A-

Ky është momenti kur Habib Rexha, autori i dyshuar i vrasjes së djeshme në Kavajë, largohet me vrap pasi ka kryer krimin.

Gazetarja e SYRI TV, Bleona Sari ka siguruar ekskluzivisht foton kur Rexha është fiksuar me pistoletë në dorë.

Fotoja është kapur nga kamerat e sigurisë së një biznesi rreth 100 metra larg vendit të ngjarjes.

Autori i krimit është duke ikur me vrap, i pamaskuar, me një çantë në dorë dhe pistoletën përpara.

Habib Rexha ekzekutoi një ditë më parë Arjan Gosën si hakmarrje për vëllain e tij.

Grupi hetimor ka dyshime se autori ka ndjekur dhe vëzhguar ditën e djeshme të gjitha lëvizjet e viktimës Arjan Gosa deri në momentin kur ky i fundit ka shkuar të konsumojë një kafe me babanë e tij në lokalin ku ndodhi krimi.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco