Vdekja e Jani Rustemit pas arrestimit/ Nisin hetimet, familja në protestë

Vdekja e Jani Rustemit pas arrestimit/ Nisin hetimet, familja në protestë

11:25, 22/05/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për vdekjen e 27-vjeçarit Jani Rustemi, i cili u ndje keq në ambientet e paraburgimit ku ishte dërguar për vjedhjen e një tapeti. Prej dy javësh, Rustemi ndodhej në ambientet e QSUT-së në gjendje kome.

Familja e Rustemit pretendon se i riu u dhunua në burg, ndërsa kanë paralajmëruar se do të protestojnë në orën 15:30 te Ministria e Drejtësisë.

Dyshimet janë se Rustemit i është dhënë një dozë më e lartë metadoni sesa i duhej, pasi i riu ishte përdorues i lëndëve narkotike.

I riu ishte i datëlindjes 15.04.1995, lindur e banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, ka dy fëmijë, i arrestuar më 12.04.2023 për “vjedhje” dhe me gjendje gjyqësore “i dënuar më parë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco