Xhakuzi, salep, masazhe dhe festa harbuese, ja si i shpërdoron paratë Albcontrol

Xhakuzi, salep, masazhe dhe festa harbuese, ja si i shpërdoron paratë Albcontrol

11:03, 22/05/2023
A+ Aa A-

Albcontrol, kompania publike që menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore shqiptare, vijon shpërdorimim e parave në mënyrë fyese, arrogante, korruptive dhe në shkelje të çdo parimi etik.

Në drejtimin e Laureta Omerit, paratë publike shpenzohen për palestër, festa, darka, masazhe, xhakuzi, sauna, dhoma kripe, kurse të gjuhëve të huaja, tonifikim etj.

Paratë shpenzohen për dieta, argëtim, udhëtime luksi, akomodim në hotele me 5 yje, shërbime speciale për punonjësit, festa harbuese, kafe, çokollata etj.

Afera me Ervis Myftarin

Ervis Myftari është një klient i konsoliduar i Albcontrol, një institucion i njohur tashmë për luks të shfrenuar, tendera fiktivë dhe shpërdorime epike.

Me anë të kompanisë ‘Consulting & Management Albania’, Myftari ka marrë 15 tendera nga Albcontrol, me vlerë rreth 6 milionë euro, kryesisht pa konkurrencë, me ofertë fituese gati sa fondi limit dhe për më tepër pa ofruar ndonjë shërbim të matshëm dhe real.

Tenderat kanë si objekt trajnime fiktive, konsulenë dhe plane copy-pase. Thjeshtë  kanë kaluar paratë nga arka e shtetit tek llogaritë e kompanisë së Ervis Myftarit, i cili më pas besohet se i ka ndarë me zyrtarët përkatës, sipas rolit në këtë skemë korrupsioni.

Albcontrol drejtohet nga Laureta Omeri, e cila po çon përpara dhe thellon vjedhjet me tendera.

Albcontrol ka hapur një tender 1.9 milionë euro për trajnimin e 30 kontrollorëve ajrorë. Për trajnimin e kontrollorëve janë shpenzuar miliona euro.

Vetëm vitin e kaluar u shpenzuan 600 mijë euro. Mund të jenë njerëzit më të trajnuar në kontinent. Çdo vit sajohen trajnime për të përlarë paratë.

Një burim i brendshëm në Albcontrol tha për Prapaskenën se ky tender është fiktiv dhe procedurat janë formale, pasi fituesi është paracaktuar prej muajsh, madje është dhënë edhe kapari.

Si fituese është paracaktuar kompania e ‘Consulting & Management Albania’ e Ervis Myftarit.

Sipas këtij burimi letrat dhe kriteret janë kopsitur për t’i dhënë tenderin Myftatit, madje është paracaktuar edhe oferta gati sa fondi limit. Në fakt letrat janë copy-pase, vetëm kanë ndryshuar datat.

Mbetet për t’u parë nëse SPAK dhe BKH do të veprojnë para kësaj afera korruptive./PRAPASKENA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco