Sari: Opiumi në Vlorë nuk është rast i veçuar, në Shqipëri po tentohet të kultivohet

10:59, 22/05/2023
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin e mëngjesit, Kafe Shqeto në Syri TV ishte gazetarja e kronikës, Bleona Sari.

Sari është shprehur se bimët e opiumit të sekuestruar në Vlorë nuk janë një risi pasi në vendin tonë ka plotë zona që po tentohet të kultivohet opiumi.

Opiumi kërkon një klimë të ngrohtë, dhe në rastin e rrënjëve të gjetur në Vlorë nuk mund të jetë i vetmi. Në Shqipëri ka disa vende ku po mbillet opiumi.

Vetëm përpara dy ditësh ndodhi operacioni në Vlorë ku  sekuestruan 70 bimë, ky aksion erdhi si pasojë e burimeve informative në terren.

Opiumi është një bimë e cila ngjason me bimët e tjera dhe për këtë duhen ekspertë për të njohur atë bimë. Nga informacionet që disponoj ka pasur bimë të mbjella në Vlorë dhe nuk janë njohur nga efektivët e policisë.

Kjo nuk është hera e parë që në vendin tonë që asgjësohen këto bimë pasi në vitet 2005 janë sekuestruar rreth 300 rrënjë.

Ky është një fenomen i përhapur por nuk është konstatuar shumë nga policia sepse kërkon ekspertë për të njohur bimën pasi ngjason me lulet shume.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco