Pamjet tronditëse të babait mbi djalin e vrarë/ Gazetari: Si dikur në Palermo

Pamjet tronditëse të babait mbi djalin e vrarë/ Gazetari: Si dikur në Palermo

10:25, 22/05/2023
A+ Aa A-

Një vrasje tronditi dje jo vetëm Kavajën, por mbarë opinionin publik. Arjan Gosa u ekzekutua teksa ishte në një lokal me babanë e tij.

Dyshohet se ekzekutori është Habib Rexha, vëllai i Altin Rexhës, i cili mbeti i vrarë në vrasjen e dyfishtë në muajin mars të këtij viti në Kavajë, ku viktimë mbeti edhe Edmond Gosa.

Duket se Habib Rexha mori hakun e të vëllait, për një vrasje të dyfishtë në muajin mars që nisi për një konflikt banal.

I tronditur, babai i mbetur tashmë pa asnjërin nga dy djemtë, Osman Gosa nuk ka dhënë asnjë dëshmi para grupit hetimor, e ndërsa në pamje duket i përhumbur teksa grupi i ekspertëve këqyrin vendin e ngjarjes.

Këtë foto e komentoi në mediat sociale edhe gazetari Klodian Tomorri.

“Ajo fotoja e babait në Kavajë që rrinte sipër djalit të qëlluar me plumb në kokë ishte një nga skenat më të dhimbshme dhe më të tmerrshme që është kapur ndonjëherë në foto.

Këta e kanë bërë Shqipërinë si Palermo dikur. Se këto skena vetëm në Palermon e dikurshme shiheshin. Kaq të vështirë e ka policia të marrë vesh se kush ka konflikte me kë në një qytet aq të vogël sa Kavaja, që t’i parandalojë këto ngjarje,” shkruan Tomorri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco