Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Vrau brutalisht mësuesen britanike në park, shqiptari do ekstradohet

Vrau brutalisht mësuesen britanike në park, shqiptari do ekstradohet

10:12, 22/05/2023
A+ Aa A-

Vrasësi i Sabina Nessa është mes 11 shqiptarëve që do të ekstradohen nga Britania drejt vendit tonë.

Ekstradimi i tij në atdhe vjen pas arritjes së një marrëveshje mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij britanik Rishi Sunak që shqiptarët e dënëuar në Angli të përfundojnë dënimet e tyre në Shqipëri.

Dhe 11 vrasës, përfshirë Koçi Selamaj, i dënuar me 36 vjet burg për vrasjen e mësueses Sabina Nessa në Greenëich në shtator 2021, do të jenë ndër të parët që do të ekstradohen.

Në burgjet britanike ndodhen më shumë se 1.330 shqiptarë, kombësia më e madhe e huaj në qelitë e Mbretësisë së Bashkuar.

Një marrëveshje që përshpejton largimin e të burgosurve do të nënshkruhet brenda disa javësh pasi zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë dhe Shërbimit të Burgjeve të Mbretërisë së Bashkuar vizituan Shqipërinë në mars.

“Ekipi nga Britania vizitoi të gjitha burgjet tona në Peqin, Lezhë, Fushë Krujë dhe Drenovë në qytetin e Korçës. Ata do të na ndihmojnë të përmirësojmë sigurinë dhe logjistikën”, tha një burim nga shërbimi i burgjeve të Shqipërisë për “The Sun”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco