FOTO/ 30 minuta para krimit, ja çfarë kishte veshur autori i dyshuar i ngjarjes në Kavajë

FOTO/ 30 minuta para krimit, ja çfarë kishte veshur autori i dyshuar i ngjarjes në Kavajë

09:21, 22/05/2023
A+ Aa A-

Syri tv ka siguruar një foto të atentatorit të dyshuar vetëm rreth 30 minuta përpara se të kryente ekzekutimin me një plumb në kokës të Arian Gosës.

Viktima ishte ulur me babain e tij në një kafe kur u qëllua për vdekje nga autori.

Ai është Habib Rexha 31 vjeç, i cili pasi kreu krimin është larguar në drejtim të paditur.

Po ashtu në një deklaratë të orëve të vona të së dielës policia ofron 10 mijë euro shpërblim kush jep informacion për kapjen e tij.

Arian Gosa që u ekzekutua ditën e djeshme është vëllai i Edmond (Armand) Gosës që mbeti i vrarë pas një konflikti për motive banale me Altin Rexhën. Vëllai i këtij të fundit dyshohet si autori i ekzekutimit të djeshëm.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco