EMRI- FOTO/  Ekzekutimi i Arian Gosës në Kavajë, ja kush është shpallur në kërkim nga policia

EMRI- FOTO/ Ekzekutimi i Arian Gosës në Kavajë, ja kush është shpallur në kërkim nga policia

21:40, 21/05/2023
A+ Aa A-

Një person është shpallur në kërkim nga policia si autor i dyshuar i vrasjes në Kavajë.

Burime për gazetaren e Syri Tv, Bleona Sari bëjnë me dije se bëhet fjalë për Habib Fadil Rexha, rreth 31-vjeç.

Arjan Gosa u ekzekutua me një plumb në kokë, teksa ndodhej në një lokal duke konsumuar kafe me babanë e tij.

Njoftimi:

Kavajë/Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në një lokal, në Kavajë.

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit A. G.

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit A. G., i cili është shtetasi Habib Rexha, 31 vjeç.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco