‘S’më bëri drekën’, zbardhet dëshmia e 58-vjeçarit që vrau kunatën me sëpatë

‘S’më bëri drekën’, zbardhet dëshmia e 58-vjeçarit që vrau kunatën me sëpatë

20:09, 17/05/2023
A+ Aa A-

Është zbardhur një pjesë e dëshmisë se 58-vjeçarit Tefik Tashi, i cili ditën e sotme vrau me sëpatë motrën e gruas në Elbasan, 44-vjeçaren Alma Qevani.

Tashi ka deklaruar për policinë se e vrau Alma Qevanin pasi kjo e fundit nuk i kishte bërë drekën, e më pas e kishte ofenduar bashkë me vjehrrën e tij.

 “E vrava se s’më bëri drekën. Vjehrra dhe kunata më ofenduan. Kunata e përdorte gruan time për punët e saja. Nuk i bënte punët vetë”.

Ai nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese dhe thotë se ka bërë gjënë e duhur.

Për mediat, fqinjët e 44-vjeçares thanë se nuk ishin në dijeni të një konflikti mes tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco