Atentati ndaj Armando Prengës, në kërkim djali i avokatit. Islam Ismajli denoncoi për dhunë vëllain e ish-deputetit të PS-së

Atentati ndaj Armando Prengës, në kërkim djali i avokatit. Islam Ismajli denoncoi për dhunë vëllain e ish-deputetit të PS-së

18:19, 17/05/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë drejt automjetit të ish-deputetit Armando Prenga.

Mësohet se në kërkim është shpallur  29-vjeçari F.Ismajli, djali i avokatit Islam Ismajli, i cili ishte i angazhuar në fushatë për koalicionin Bashkë Fitojmë.

Ismajli një ditë pas zgjedhjeve kishte denoncuar për agresion Arben Prengën, vëllain e ish deputetit.

Ndërkohë incidenti mes Ismajlit dhe Prengës mësohet se ka ndodhur gjatë numërimit të votave.

Denoncimi i Islam Ismajlit:

“Gjithashtu un konstatova se në oborrin e qendrave të votimit dhe në afërsi të rrugëve të qendrave të votimit kishte zyrtare të Bashkisë Kurbin dhe Njësive Administrative.

Në raport me këtë pashë unë njoftova KZAZ-në Nr.15 në Lac Kurbin dhe u reduktua numri i të pranishmëve në këto qendra menjëherë,. Rreth dy orë para mbylljes së votimit pati përsëri dyndje të zyrtarëve të Bashkisë Kurbin. Rreth pak nga mesdita u njoftova se ka ndodhur një incident i rëndë te Kopshti nr.1 lagja nr.2 në qytetin e Laçit. Me sa më kanë thënë personat të cilët ishin prezent aty ka shkuar vet kandidatja, kryetarja në detyrë e Bashkisë Kurbin shtetasja Majlinda Cara e shoqëruar nga 7-8 zyrtarë dhe një mbështetës i saj në ambientet jashtme të kopshtit, në rrugën përballë ka goditur me grushte shtetasin Lekë Molla.

Gjithashtu në ambientet e brendshme të kopshtit është shtyrë dhe përplasur në tokë komisioneri Gjergj Gega. Është pezulluar funksionimi i qendrës së votimit te Kopshti Nr.1 përreth 40 minuta dhe Policia e Shtetit nuk ka marrë asnjë masë për këtë ngjarje. Pasi personi i cili ka goditur komisionerin në ambientet e brendshme te kopshtit gjendet akoma i lirë. Rreth orës 23:30 të datës 14.05.2023 jam paraqitur në ambjentet e KZAZ-së Nr.15 në qytetin e Laçit në palestrën e gjimnazit Gjin Pjetri dhe kam marrë pjesë si vëzhgues në tavolinën e grupit të numërimit, me numrin 4 dhe kam vazhduar pranë këtij grupi numërimin e katër kutive të votimit të zonës së Bashkisë Laç dhe gjatë numërimit konstatova se në çdo kuti kishte nga 1 deri 3 fletë më shumë se numri i votuesve që kanë marrë pjesë në votim në referencë me numrin e zgjedhësve në listën zgjedhore.

Këtë problem unë kam bërë prezent dhe kërkova nga komisionerët e numërimit që të bëhej shënimi sipas ligjit në procesverbalet përkatëse dhe në tabelën përfundimtare te këtyre kutive. Vetëm në një rast në kutin e dytë që un kam qenë vëzhgues u shënua ky fakt për një votë ndërsa për te tjerat është bërë një rakordim midis komisionerëve. Jam larguar nga KZAZ-ja në orën 03:00 të mëngjesit të datës 15.05.2023 pasi isha i lodhur dhe jam zëvendësuar nga një vëzhgues tjetër dhe jam paraqitur përsëri rreth orës 10:30 të datës 15.05.2023 në KZAZ-në Nr.15 në qytetin e Laçit ku ka numërimi i një kutie të re dhe nga numërimi rezultoi se nuk rakordoi numri i pjesëmarrësve në zgjedhje me numrin e fletëve të numëruara pasi rezultonin dy fletë më tepër.

Në këtë moment un ngrita gishtin dhe kërkova që komisioni zonal ta verifikonte këtë pretendim që un kisha dhe komisioni ishte i ngarkuar me punë të tjera pasi nuk po më kushtonte vëmendje. Në këtë moment komisioni i numërimit filloi të fuste letrat nëpër zarfe dhe un u kam thashë që mos ti fusin këto letra pasi duhet verifikohej nga Komisioni Zonal dhe në këtë moment me thotë vëzhguesi i partisë socialiste se dy fletët tepër ia kemi kaluar kandidatit shtetasit Behar Haxhia për të cilin un vëzhgoja. Në fakt komisionerët nuk i mbyllën zarfet dhe un po qëndroja në këmbë duke pritur reagimin e komisionit dhe në këtë moment më afruar një person i cili me sa kam u dijeni i është vëllai i shtetasit Armando Prenga i cili quhet Arben Prenga dhe më ka gjuajtur me grushte në pjesën e veshit në anën e djathtë dhe në këtë kohë më ka goditur në pjesën e brinjëve në anën e djathë të trupit tim si dhe më ka tërhequr nga xhaketa edhe vëzhguesi i partisë socialiste të cilit nuk ja di emrin që ishte i ulur në krahun tim të djathtë. Un u përpoqa që ti zmbraps sulmet e tyre dhe në këtë moment ndërhyn shumë persona ku pjesa me madhe ndërhyn për të ndarë konfliktin. Me sa mbaj mend më ka goditur edhe një person tjetër të cilin nuk e kam mundur ta fiksoj.

Me sa kam dijeni shtetasi Arben Prenga dhe personi të cilin nuk e fiksova janë pjesëtarë me lidhje gjaku të fisit të kandidates, shtetases Majlinda Cara. E gjithë kjo situatë është e filmuar nga kamerat e ambienteve të brendshme të KAZAZ-së Nr. 15 në qytetin e Laçit. Pas kësaj situate njerëzit na kërkuan që të dilnim jashtë KZAZ-së dhe në këtë moment në largimin e personave që më sulmuan ka ndërhyrë policia e Shtetit në mënyre shembullore për këtë çast dhe ndërkohë komisioni dha urdhër që të largoheshin të gjithë personat, vëzhgues dhe gazetarë jashtë ambienteve të KZAZ-së. Në fillim dolën personat që më sulmuan ndërsa punonjësit policisë më kanë thënë që të qëndroja në një cep që ata të zbatonin urdhrin për të nxjerrë personat e tjerë nga KZAZ-ja.

Unë në këtë kohë iu drejtova komisionit zonal zgjedhor që të bënte njoftim dhe kallëzim penal në Komisariatin e Policisë Kurbin dhe u drejtova punonjësve të Policisë se cili person do të më shoqëronte mua pasi personat që më sulmuar ndodheshin në oborrin e KZAZ-së dhe pse ata i lanë që të largoheshin këta perona e nuk i kanë shoqëruan në Komisariat. Dua të sqaroj se nga ana e Policisë nuk është bërë ndalimi i këtyre personave ku veprimet e tyre janë të regjistruar në kamerat e KZAZ-së Nr.15.Un prita disa orë që Policia të kryente veprimet hetimore dhe më pas u paraqita vet në Komisariatin e Policisë Kurbin për të bërë kallëzim.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco