SYRI TV/ Nën hetim për pastrim parash, dërgohen për gjykim vëllëzërit Sallaku dhe bashkëpunëtori

14:06, 13/05/2023
A+ Aa A-

Dy vëllezër Gëzim e Saimir Sallaku si dhe bashkëpunëtori i tyre, janë dërguar për gjykim nga Prokuroria e Durrësit. Ata  akuzohen për pastrim parash, me vlerë 1.5 milionë euro të përfituara nga veprimtari kriminale.

Nga SYRI TV

Prokuroria Durrës dërgon për gjykim, vëllezërit Gëzim dhe Saimir Sallaku dhe Rabi Kurtin për 1.5 milionë euro prona e asete të sekuestruara.

Nën akuzë për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, kreu hetimet,të cilat provuan veprën penale për të cilën ata janë akuzuar.

Me paratë e Panamasë dhe të tjera, vëllezërit Sallaku kanë ndërtuar vila, kanë blerë troje dhe kanë ngritur biznese të ndryshme në Shqipëri.

Prokurori Afrim Shehu ka dalë në konkluzionin se pasuritë e vëllezërve Sallaku dhe të mikut të tyre Rabi Kurti janë produkt i veprimtarisë kriminale.

Në dosjen e akuzës theksohet gjithashtu se poseduesit e pronave krijuan dokumente false që të justifikonin burimet e paligjshme të krijimit të tyre.

Më herët prokuroria e Durrësit është shprehur se një kompani e regjistruar në Panama, pronarët e së cilës rezultojnë të përfshirë në një skandal korrupsioni në Spanjë, trasnferoi gjysmë milionë euro në llogaritë e Gëzim Sallakut, sipërmarrësit shqiptar të dënuar në Itali për riciklim parash të pista, mashtrim e çështje droge.

Në vitet 2011-2012 në llogaritë e të dënuarit janë kryer disa transaksione bankare në vlera të konsiderueshëm dhe dy nga transfertat e ardhura nga kompania GSA Sallaku janë transferuar si borxhe të Rabi Kurti.

Në funksion të këtij hetimi, janë sekuestruar pasuri si apartamente e godina si dhe tokë. Aksionet janë  të shoqërisë “GS” sh.p.k me aktivitet “Import Eksport, tregti autovetura, kamion, etj” me seli në Durrës me ortak të vetëm dhe administrator shtetasin Gëzim Sallaku.

DËRGOHEN PËR GJYKIM

Personi juridik G.S. (Sh.p.k)

Shtetasi Gëzim Sallaku

Shtetasi Saimir Sallaku

Shtetasi Rabi Kurti

PASURITË E SEKUESTRUARA

13 automjete në pronësi “GS” sh.p.k.

Apartament, me sip 48.4 m2, në emër të G.S e S.H.;

Apartament, me sip 330 m2

Pasuria Hamallë, me sipërfaqe 12.710 m2

Pasuria e llojit Arë, sipërfaqe 7890 m2

Pasuria për legalizimin, ndërtim 3 kate

Pasuria për legalizim, në një truall 500 m2

Godinë banimi 2 kate + garazh, me sip 115 m2

Ndërtesë, me sip 54 m2

Apartament, me sip 111.4 m2

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco