Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e PD takim me demokratët e Bulqizës

E mori rrjedhja në kanionet e Osumit/ Gjendet pas 3 ditësh trupi i pajetë i turistit hollandez

15:59, 11/05/2023
A+ Aa A-

Gjendet trupi i pajetë i 68 vjeçarit Jules Schuurmans,turistit hallondez që u mbyt në kanionet e Osumit në Skrapar mbrëmjen e 8 majit.

Trupi i pajetë u gjet nga polombarët e forcave RENEA dhe do të transportohet drej morgut të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Çifti i bashkëshortëve Schuurmans kishin hyrë në kanione pa masa sigurie dhe pa jelekë shpëtimi.

Njoftimi i policisë/ Skrapar

Kërkimet e pandërprera nga polumbarët e RENEA-s, të ndihmuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, bëjnë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit holandez, i cili u mbyt në ujë, teksa notonte në kanionet e lumit Osum.

Më datë 08.05.2023, shkoi në spitalin e Çorovodës, për ndihmë mjekësore, shtetasja holandeze H. (V. A.) C. S., 64 vjeçe, e cila deklaroi se së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin J. A. S., 68 vjeç, ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum. 64-vjeçarja kishte mundur të dalë nga uji, ndërsa shprehej se bashkëshortin e saj e kishte marrë rrjedha e ujit.

Menjëherë pas njoftimit, është organizuar puna nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar dhe polumbarët e Repartit Special “RENEA”, me qëllim gjetjen e shtetasit J. A. S.

Pas 3 ditësh kërkime të pandërprera në rrjedhën e lumit Osum, ekipi i specializuar i polumbarëve të RENEA-s kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 68-vjeçarit, në njërin nga kanionet e këtij lumi.

Në kërkime u angazhuan edhe 2 pjesëtarë të federatës “Albania Rafting Group”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco