E reja braktis foshnjën në Golem, shpallet në kërkim nga policia

E reja braktis foshnjën në Golem, shpallet në kërkim nga policia

08:32, 07/05/2023
A+ Aa A-

Një foshnjë 2 muajshe është gjetur e braktisur pasditen e së shtunës në Golem nga një qytetar. Burime për gazetaren Bleona Sari të Syri Tv bëjnë me dije se foshnja ishte lënë në një cep rruge  afër disa koshave të mbeturinave. Në momentin që e ka gjetur qytetari e ka dërguar në maternitetin e Durrësit.

Menjëherë është shtruar dhe aktualisht burimet thonë se ndodhet e shtruar në pediatri. Më pas qytetari është marrë në pyetje nga policia e Kavajës e cila ka zbuluar se foshnja është lënë nga e ëma.

Ndërkohë mësohet se pasi policia e ka identifikuar të renë nga Tirana  e ka shpallur në kërkim dhe vijon punën për kapjen e saj.

Bëhet fjalë për një 22 vjeçare nga Tirana me iniciale D.S.

Njoftimi i policisë

Kavajë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases D. S., 22 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ditën e djeshme, në plazhin e Golemit, ka braktisur foshnjen e saj.

Foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit, në gjendje të mirë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco