Vrau pronarin e shtëpisë në Shkodër/ Vuksani mbetet në burg, avokati kërkon vlerësim psikologjik

Vrau pronarin e shtëpisë në Shkodër/ Vuksani mbetet në burg, avokati kërkon vlerësim psikologjik

11:18, 06/05/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 34-vjeçarin Lekë Vuksani, i cili është autori i vrasjes së 51-vjeçarit Petrit Vuksani ngjarje e ndodhur më 2 Maj 2023 në lagjen Skëndërbeg në Shkodër.

Në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë, 34-vjeçari nuk ka folur, por ka preferuar të flasë avokati i tij mbrojtës.

Avokati, Vladimir Ladaj ka kërkuar nga gjykata vlerësimin psikologjik të 34-vjeçarit dhe caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg me afat”.

Kërkesa e mbrojtjes është refuzuar nga gjykata, e cila ka miratuar kërkesën e prokurorit të çështjes, Vat Stakaj, caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për veprën penale vrasje me paramendim.

Sjellim në vëmendje se qiraxhiu, Lekë Vuksani vrau me armë zjarri pronarin e shtëpisë, Petrit Vuksani. Menjëherë pas ngjarjes, ai u arratis dhe u zhduk për 21 orë. Ai u arrestua nga autoritetet policore në një shtëpi në lagjen “Pjetër Budi”, ku u fsheh pasi kërcënoi të zonjën e shtëpisë

Debatet mes Petrit Vuksanit dhe Lekë Vuksanit kishin nisur që prej 1 muaji, kohë kur 51-vjeçari ishte kthyer nga Anglia. Kështu mësohet të jetë shprehur para hetuesve, autori i vrasjes që tronditi 4 ditë më parë Shkodrën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco