Shkodër, u kap me 5 m3 dru zjarri të prera, procedohet penalisht 46-vjeçari

Shkodër, u kap me 5 m3 dru zjarri të prera, procedohet penalisht 46-vjeçari

14:09, 28/04/2023
A+ Aa A-

Procedohen në gjendje të lirë 1 shtetas banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër për krime kundër mjedisit.

Strukturat hetimore referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. T., 46 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Ai është kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Rrethi i Hotit", Shkodër, duke transportuar me kamion, 5 m3 dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco