Klodiana Lala: Ardian Nikulaj ruhej nga persona të armatosur, ja pse ditën e vrasjes ishte vetëm

Klodiana Lala: Ardian Nikulaj ruhej nga persona të armatosur, ja pse ditën e vrasjes ishte vetëm

23:31, 27/04/2023
A+ Aa A-

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të tjera lidhur me vrasjen e biznesmenit nga Lezha, Ardian Nikulajt në 19 prill.

E ftuar në studion e emisionit “Open”, gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se e “penduara”, një vajzë ka rrëfyer para hetuesve, nën frikën e një arrestimi të mundshëm se motori ishte blerë me emrin e saj për të bërë vrasjen.

“Motori është blerë në Tiranë me kontratë noteriale dhe i është dhënë shtetasit portugez. Për të hyrë tek ‘Koral’ ka dy hyrje, një nga hyjnë qytetarët, momenti kur kthehet autori është hyrja nga ku bëhet furnizimi. Këtu sipas hetuesve ka pritur sinjalin nga Harry Simson, vëzhguesi anglez. Simson është një person i skeduar dhe i dënuar 27 herë në Britani.

Ka ndërruar 2 taksi dhe është nisur nga Rinasi. Britanikët kanë pasur rolin e vëzhguesit në ngjarje. Asnjë nga britaniket, veç Simson nuk kanë qëndruar në hotel. Fotoja e vrasësit është marrë nga sistemi TIMS. Pas vrasjes ai në orën 19:16 minuta ka kaluar në Kapshticë si këmbësor dhe në Facebook ka hedhur disa postime duke udhëtuar me motor. Është identifikuar nga vajza që është bashkëpunëtore sot, ka ndihmuar hetuesit për zbardhjen e ngjarjes. 

Janë hetuesit që kanë shkuar tek vajza. Prokurori a ka vërtetuar se Haxhiaj ka pritur në kohë të ndryshme shtetasin portugez dhe ata britanik me makinë të marra me qira në Shkodër. Vajza ka rezultuar se ka qenë personi që ka blerë motorin me emrin e saj. Vajza para presion dhe nën frikën e një arrestimi të mundshëm ka treguar se motori iu dha një shtetasi portugez për të cilin ka treguar të gjitha detajet. Vajza nuk është e përfshirë, ka treguar gjithçka ka ditur. 
 

Mendoj se të përfshirë në ngjarje ka dhe persona të tjerë shqiptarë. Në dosjen hetimore del e paqartë kush e shoqëroi nga Lezha në Kapshticë pas ngjarjes. Një njeri që ka kryer vrasje, mundohet të kamuflohet jo të dalë kaq lirshëm dhe të marrë një taksi,”– ka deklaruar Lala.

Nga ana tjetër gazetarja Klodiana Lala zbuloi më tej se Nikulaj ishte një shënjestër tmerrësisht e vështirë për t’u arritur, pasi së fundmi ai kishte marrë dhe roje fizike të armatosur si edhe lëvizte me makinë të blinduar.

“Ardian Nikulaj ishte një shënjestër tmerrësisht e vështirë për t’u arritur. Ai kishte marrë disa herë informacione që po paguheshin para për vrasjen e tij. E vetmja mundësi që ai të kapej ishte me shtetas të huaj pasi i konsideronte turistë. Ai kishte marrë dhe roje fizike të armatosur dhe mbante automjet të blinduar. I vetmi vend ku qëndronte i paarmatosur ishte ai vend. Prandaj i kanë marrë të huaj. të huajt nuk kanë gojë të flasin, nuk flasin më pas, etj,”-shtoi Lala ndër të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco