FOTO/ Nga porositësi deri te vrasësi i Nikulajt në Shëngjin: plani mafioz i përgatitur me të huaj

FOTO/ Nga porositësi deri te vrasësi i Nikulajt në Shëngjin: plani mafioz i përgatitur me të huaj

07:40, 27/04/2023
A+ Aa A-

Burime nga Policia e Shtetit bënë me dije se ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj është një shtetas portugez. Nga të dhënat e mësuara, shtetasi portugez është larguar nga pika kufitare e Kapshticës. Ekzekutori, i cili sipas policisë dyshohet se është portugezi Ruben Saraiva, siç shihet në pamje, vjen rreth e rrotull kompleksit të Nikulajt, përpara se të futet brenda ku zbraz breshëri plumbash në drejtim të 51-vjeçarit.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit thuhej: 

"Në përfundim të këtyre veprimeve paraprake, nga provat shkencore të siguruara, deklarimet dhe sekuestrimet në cilësinë e provës materiale të sipërpërmendura, nga Prokuroia pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë janë caktuar masat e sigurisë për 6 shtetas, si autorë të dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit, dhe konkretisht:
 

1. E. H., shtetas me shtetësi shqiptare dhe britanike,
2. R. R. S., shtetas portugez,
3. H. J. S., shtetas britanik,
4. H. B., shtetase britanike,
5. TH. M., shtetas britanik,
6. S. P. H, shtetas britanik".

 

ImageImage

Personi që shikoni në foton poshtë, është njëri prej britanikëve të përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt.

Ky i fundit është kapur nga kamerat e sigurisë të hotelit ‘Coral’ në pronësi të Nikulajt në 11 prill ku po qëndronte duke vëzhguar lëvizjet e këtij të fundit.

Image

Image

Ndërkaq që ja zbardhur dhe emrat e personave të shpallur në kërkim. Deri më tani, dyshohet se porositësi i krimit dhe financuesi i vrasjes së Ardian Nikulajt është Edmond Haxhia. Ai është djali i dajës i Elton Lekstakaj me të cilin ka qenë konflikti prej vitesh.

Edmond Haxhia (Porositësi)

Ruben Saraiva (Autori i vrasjes)

Harry Simson

Thomas Mithan

Steven Hunt

Harriet Bridgeman

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit thuhej:

"Grupi hetimor vijon punën hetimore dhe procedurale për dokumentimin e plotë të organizimit dhe financimit, për ekzekutimin kriminal të shtetasit Ardian Nikulaj.

Gjithashtu grupi hetimor po bashkëpunon me partnerët dhe strukturat ligjzbatuese ndërkombëtare, për kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale, të cilët janë larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë, pas kryerjes së krimit.

Mbi bazën e materialeve të referuara nga shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë ka regjistruar procedimin penal nr. 205, viti 2023 për veprën penale:

“Vrasja me paramendim”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal 

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”

 “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco