Kapet me 85 kilogramë kokainë, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Itali

Kapet me 85 kilogramë kokainë, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Itali

21:46, 26/04/2023
A+ Aa A-

Një shtetas shqiptar u kap duke ngarkuar një sasi droge në një kontejner në portin Vado Ligure në Itali.

Policia arrestoi 21-vjeçarin dhe e dërgoi në burgun Marassi në Genova. Bëhet fjalë për rreth 85 kilogramë kokainë, të ndarë në 75 pako që i është vënë në dispozicion Autoritetit Gjyqësor.

Në momentin e arrestimit shtetasit shqiptar iu gjet një celular dhe pajisje të ndryshme të përshtatshme për hapjen e kontejnerit.

Që nga fillimi i vitit 2023, më shumë se 250 kilogramë kokainë janë sekuestruar falë aktivitetit të përbashkët të zyrtarëve doganorë dhe ushtrisë së Guardia di Finanza, të cilët bashkëpunojnë vazhdimisht përmes një shkëmbimi informacioni që është thelbësor brenda portit të pellgut të Savona- Vado Ligure, trafiku i të cilit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, është rritur me 20%, kusht që ka rritur kontrollet doganore të këtij lloji me 30%.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco