Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Komiteti Drejtues i PL

Si nisën vrasjet mes Nikulajve dhe Lekstajkave për 10 mijë lekë të vjetra karburant

Si nisën vrasjet mes Nikulajve dhe Lekstajkave për 10 mijë lekë të vjetra karburant

19:54, 26/04/2023
A+ Aa A-

Historia e përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.

Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një person tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën.

Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnizimit me karburant.

Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cilëve dhe vëllain e Ardian Nikulaj.

Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes.

Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj, ngjarje këto të pazbardhura.

Saga e hakmarrjes shënoi në 19 prill 2023 vrasjen e radhës, atë të biznesmenit 51-vjeçar Ardian Nikulaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco