VIDEO/ Dalin pamjet e reja, si autori i vrasjes së Nikulajt sillej rreth lokalit para ekzekutimit

19:25, 26/04/2023
A+ Aa A-

Syri Tv zbulon pamje të reja ekskluzive nga vrasja e biznesmenit 51-vjeçar, Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin, mesditën e 19 prillit. 

Në video duket ekzekutori portugez Ruben Saraiva teksa vjen vërdallë lokalit të Nikulajt. 

Ai shihet teksa i afrohet hyrjes së biznesit të Nikulajt por në një moment ndal hapin dhe kthehet. Dyshohet se në këtë moment vrasësi ka parë njerëz dhe tentativa e parë për të ekzekutuar 51-vjeçarin ka dështuar. 

Më vonë ai është rikthyer sërish dhe ka kryer aktin, duke e thirrur fillimisht me emër Nikulajn dhe më pas ka nxjerrë armën e zjarrit tip pistoletë TT duke qëlluar 7 herë, 5 nga të cilat në trup dhe kokë. 

Dyshohet se porositësi i krimit dhe financuesi i vrasjes së Ardian Nikulajt është Edmond Haxhia.

Ai është djali i dajës i Elton Lekstakaj me të cilin ka qenë konflikti prej vitesh.

Edmond Haxhia (Porositësi)

Ruben Saraiva (Autori i vrasjes)

Harry Simson

Thomas Mithan

Steven Hunt

Harriet Bridgeman

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco