Gjendet pa shenja jete në rrugë një person në Tiranë

Gjendet pa shenja jete në rrugë një person në Tiranë

11:12, 25/04/2023
A+ Aa A-

Një 67 vjeçar është gjetur në rrugë pa shenja jete mëngjesin e sotëm në Tiranë. ​

Nga raportimi i policisë dyshohet se humbja e jetës ka ardhur nga shkaqe natyrale dhe nuk konstatohen shenja dhune.

“Më datë 25.04.2023, rreth orës 05:55, në fund të Bulevardit të Ri, është gjetur në rrugë (afër një biçiklete), pa shenja jete, shtetasi Dh. S., 67 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale”, thotë policia.

Ndërkohë Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco