Plagosje me thikë në Lezhë, policia 'harron' të bëjë publike ngjarjen

Plagosje me thikë në Lezhë, policia 'harron' të bëjë publike ngjarjen

17:09, 24/04/2023
A+ Aa A-

Nëse nuk do të ishte kapur autori, Policia e Lezhës nuk e kishte në plan të raportonte për plagosjen me thikë të ndodhur në fshatin Balldre.

Gjatë pasdites së sotme, policia lokale thotë se ka arrestuar Aleksandër Ramajn, ai autor të dyshuar të plagosjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, të 27-vjeçarit me inicialet A. K.

I plagosuri aktualisht merr asistencë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë së Lezhës:

Plagosi me mjet prerës (thikë), një shtetas, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pasi janë njoftuar se në Balldre, Lezhë, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës (thikë), kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. R., 29 vjeç, banues në Balldre, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Balldre, Lezhë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. K. 27 vjeç.

27-vjeçari aktualisht merr asistencë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco