SYRI TV/ Amortizohet rruga e zonës së Shllakut, Banorët: Asnjë investim nga bashkia

14:42, 24/04/2023
A+ Aa A-

Rruga e Shllakut në Vaun e Dejës, është thuajse e pakalueshme. Për shkak të amortizimit dhe mungesës së investimeve, ky aks rrugor është kthyer në gangrenë për banorët e zonës, të cilët ndihen të braktisur nga bashkia.

Syri tv

Për të shkuar në zonën e Shllakut në Vaun e Dejës, është thuajse një mision i pamundur. Siç shihet nga pamjet, rruga është krejtësisht e amortizuar dhe nuk ka njohur asnjë investim nga pushteti lokal.

Që prej vitit 2019-të në këtë zonë askush nuk është kujtuar për këtë zonë, duke lënë qindra banorë në mëshirën e fatit.

I vetmi investim që ka bërë bashkia në këtë zonë ka qenë sjellja e 4 kontinierëve të mbetjeve urbane të cilat vetëm i ka sjellë se për pastrimin nuk kujtohet askush.

Edhe pse jo më shumë se 40 km nga qendra urbane, Shllaku është një zonë e harruar nga bashkia Vau Dejës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco