I plagosuri i sherrit në Elbasan nuk e hap gojën, vite më parë i shpëtoi një atentati

I plagosuri i sherrit në Elbasan nuk e hap gojën, vite më parë i shpëtoi një atentati

08:43, 23/04/2023
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit ka arrestuar njerin nga protagonistët e sherrit të dhunshëm që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan në një palestër. Ai quhet Kei Piu, 26 vjeç dhe akuzohet për dy vepra penale: “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës".

Piu nuk ka treguar se cilat qenë shkaqet e trazirës që ndodhi dhe pse ishte i prerë me qelqe. Ai i kap në momentin kur ka shkuar në spital për mjekim.

Në njoftimin e Policisë thuhet:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. P., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi pasditen e djeshme është paraqitur për të marrë mjekim në spitalin e Elbasanit, dyshohet i dëmtuar nga një material xhami.

Gjatë marrjes në pyetje, dyshohet se për të penguar zbulimin e së vërtetës, ka inskenuar ngjarjen dhe ka dhënë deklaratë të rremë, duke pretenduar se ishte dëmtuar në një ambient privat (palestër).

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës".

26-vjeçari, në vitin 2020, i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në qendër të qytetit, ku mori 3 plumba në bark. Ai u gjet i plagosur nga Policia dhe shpëtoi pas ndërhyrjeje kirurgjikale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco