FOTO/ Makina del nga rruga në Vorë dhe bie në kanal, plagosen tre të rinj

FOTO/ Makina del nga rruga në Vorë dhe bie në kanal, plagosen tre të rinj

19:48, 19/04/2023
A+ Aa A-

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë te mbikalimi i Vorës. 

Ka qenë një automjet tip "Peugeot" që ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. 

Për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit, L. B., 25 vjeç dhe dy pasagjerët M. Gj., 22 vjeç, dhe A. Gj., 23 vjeç, vëllezër.

Image 

Njoftimi i policisë
Më datë 19.04.2023, rreth orës 18:50, te mbikalimi në Vorë, shtetasi L. B., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Peugeot", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi L. B., dhe dy pasagjerët, shtetasit M. Gj., 22 vjeç, dhe A. Gj., 23 vjeç, (vëllezër) të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco