Nga kandidat për deputet tek armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë/ Njihuni me formularin e dekriminalizimit të biznesmenit të ekzekutuar

Nga kandidat për deputet tek armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë/ Njihuni me formularin e dekriminalizimit të biznesmenit të ekzekutuar

14:54, 19/04/2023
A+ Aa A-

Ardian Nikulaj, biznesmeni i ekzekutuar sot në Lezhë, ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-t me siglën e Partisë Social Demokrate (PSD) me numrin 23 në listën e votimit.

Në formularin e dekriminalizimit që Ardian Nikulaj ka depozituar në KQZ, bie në sy fakti se ai ka ndryshuar gjeneralitetet nga Ardian Marku që e ka pasur më parë, në Ardian Nikulaj.

Në vitin 2003, Ardian Nikulaj është dënuar për veprën penale të armëmbajtjes paleje dhe prodhimit të armëve, ku thekson se ka vuajtur 4 muaj burgim.

Ndërkohë që në vitin 2006 është dënuar me gjobë për kontrabandë mallrash dhe falsifikim dokumentesh.

Ardian Nikualj ka deklaruar se nuk është dënuar jashtë vendit apo me vendim të formës së prerë.

Ndërkohë që në një nëse është dënuar për veprën penale ai shkruan se nuk e mban mend arsyen e dënimit.

Ai thekson se ka qenë emigrant dhe ka jetuar jashtë vendit në Novara të Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco