Vrasja në Shëngjin/ Policia jep detaje nga krimi i rëndë: Është rrethuar zona...si ndodhi krimi

Vrasja në Shëngjin/ Policia jep detaje nga krimi i rëndë: Është rrethuar zona...si ndodhi krimi

14:16, 19/04/2023
A+ Aa A-

Policia e Lezhës ka dhënë informacione rreth vrasjes se biznesmenit, Ardian Nikulaj në lokalin e tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30. Policia pohoi se po vijon puna për arrestimin e autorëve.

Njoftimi: 

Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco