Lajmi i fundit

SPECIALE/ 7 orët e Erion Veliajt në SPAK

Noizy tërheq akuzën ndaj Klevios/ Avokati: U arrestua si i dashuri i tij

Noizy tërheq akuzën ndaj Klevios/ Avokati: U arrestua si i dashuri i tij

09:20, 17/04/2023
A+ Aa A-

Pas kallëzimit se i shkaktoi ankth dhe frikë me kërcënimet në Tik Tok, reperi Noizy ka vendosur të tërheqë akuzën për Kleviol Ahmetin, i njohur ndryshe si Klevio Serbiano që u arrestua dje në aeroportin e Rinasit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Noizy (Rigels Rajku) me një postim të gjatë në rrjete sociale ku tregon se e bën këtë veprim jo nga frika por nga burrëria që i ka mësuar familja.

Noizy përmend disa raste të përballjes me Kleviolin duke nisur nga vendosja e tritolit në biznesin e tij, te kërcënimi i babait, dhe më pas sheshimi i marrëdhënieve. Ai thotë se e ka bërë edhe pjesë të familjes duke drekuar me prindërit e tij, por sërish shpërthente në sharje për klikime në TikTok.

Megjithatë Noizy përpiqet të tregojë se nuk është i frikësuar dhe do e paralajmëron se nuk do e falë më nëse bën veprime të tilla, por zbulon edhe kërcënimet që ka marrë nga 2 personazhe të tjerë të TikTok për të tërhequr kallëzimin.

Ata thanë se nuk do të shkelte më në Greqi dhe në Angli nëse nuk hiqte dorë nga burgosja e Klevios.

Sipas BalkanWeb, mbrëmjen e djeshme ka reaguar avokati i Kleviol Ahmetit, i cili shprehet se ky i fundit “është arrestuar si i dashuri i Noizy-t”.

“Policia e Durrësit ka arrestuar sot Kleviol Ahmetin. Turpi më i madh që ekziston sot në qytetin e Durrësit. Klevioli arrestohet si i dashuri i Noizy-t. Në nenin 121 të Kodit Penal për të cilin është arrestuar Klevioli, është përndjekja, pra përndjekja shpirtërore. Klevioli nuk ka lidhje me dashurinë, por Noizy e ka pranuar dashurinë e Kleviolit kundrejt arrestimit të Kleviolit”, shprehet avokati i tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco