Lajmi i fundit

SPECIALE/ 7 orët e Erion Veliajt në SPAK

U mbajt peng nga bashkëjetuesi, 28-vjeçarja i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale pas dhunës barbare

U mbajt peng nga bashkëjetuesi, 28-vjeçarja i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale pas dhunës barbare

17:26, 16/04/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e paprecedentë u regjistrua në mes të Tiranës, pasi 31-vjeçari Gleard Gusholli mbajti të mbyllur dhe dhunoi barbarisht për një javë bashkëjetuesen e tij 28-vjeçare.

Ishte ndërhyrja e policisë ajo që parandaloi një tragjedi të mundshme. 28-vjeçarja i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në pranga përfunduan edhe 4 shtetas të tjerë që nuk kallëzuan krimin, përkrahën autorin e krimit dhe kryen veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Në prangat e policisë janë vënë: Gleard Gusholli, Besmir Nurçellari, Arjan Sheta, Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi.

Shtetasit B. N. dhe A. Sh. nuk kanë kallëzuar krimin dhe kanë penguar zbulimin e së vërtetës duke tentuar të fshehin provat, ndërsa shtetasit B. K. dhe E. K., (vëllezër), kanë përkrahur autorin e krimit, duke e larguar atë nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjete që përdoren për konsumimin e lëndëve narkotike, mbetje të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, që u gjetën në banesën e 31-vjeçarit, si dhe sende të forta me të cilat dyshohet se ai ka dhunuar 28-vjeçaren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco