SYRI TV/ 24 vjet nga eksodi masiv: Shqiptarët e Kosovës vizitojnë Kukësin

16:57, 16/04/2023
A+ Aa A-

Shënohet 24 vjet nga eksodi masiv i shqiptarëve të Kosovës. Në Kukës është përkujtuar këtë të diele 16 Prilli, teksa shqiptarët e Kosovës nisën  marshimin nga qyteti i Mitrovicës deri në Kullën e Mikpritjes në këtë qytet.

Syri tv

Në Marsin e vitit 1999 ushtria serbe ndërmori spastrim etnik të popullsisë shqiptare në Kosovë, nëpërmjet shtypjes, dhunës, burgosjes dhe vrasjes, duke larguar  rreth 1 milionë persona nga shtëpitë e tyre  

Më 16 prill të vitit 1999 të dëbuarit u larguan nga Kosova për t’u zhvendosur në pjesën më të madhe drejt Shqipërisë, ku pasi kaluan kufirin rreth 420 000 persona u strehuan në Kukës.

16 prilli në Kukës njihet ndryshe si “Dita e Eksodit”, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert e veta për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova. Një nga simbolet kryesore të kësaj dite është edhe Obelisku.  

Kjo kullë,  u ndërtua si shenjë falënderimi ndaj popullit shqiptar. Ajo është ndërtuar në vendin ku u vendosën çadrat që strehonin popullatën kosovare. Ndërkohë, sot në 24 vjetorin e Eksodit, shqiptarët e Kosovës nisën marshimin nga qyteti i Mitrovicës deri në Kullën e Mikpritjes në Kukës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco