Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

SYRI TV/ Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët: Mesazhe shprese e dashurie nga besimtarët

16:47, 16/04/2023
A+ Aa A-

Qindra besimtarë ortodoksë në Tiranë kanë mbushur Katedralen Ortodokse “Ringjallja e Krishtit” për të kremtuar pashkët. Besimtarët shpërndanë mesazhe shprese e dashurie. Të pranishëm për të uruar pashkët ishin edhe figura publike e politikanë, të cilët u pritën në një takim nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos.  

Syri tv

Kjo e diel është dita e Ringjalljes së Krishtit për të gjithë besimtarët ortodoksë. Qindra besimtarë në Tiranë kanë kremtuar festën e pashkëve në Katedralen Ortodokse “Ringjallja e Krishtit”. Teksa ndezën qirinjtë që simbolizojnë dritën e përjetshme dhe kryen ritet fetare, besimtarët përcollën mesazhet dhe urimet e tyre.

Me rastin e pashkëve ortodokse kryepeshkopi Anastas Janullatos priti në takim edhe figura publike e politike. Në përfundim të takimit ata përcollën urimet e tyre për pashkët.

Ndërkohë, mesnatën e së shtunës në të gjitha kishat ortodokse të vendit u mbajt mesha e shenjtë e vigjiljes të Pashkëve, me ritet përkatëse.

Pashka simbolizon ngjalljen e Jezu Krishtit. Ajo është dita më e rëndësishme në kalendarin fetar ortodoks dhe mesazhi i kesaj dite të madhe tregon fitoren e jetës mbi vdekjen, e dritës mbi errësirën dhe dashurisë mbi urrejtjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco