VIDEO-SYRI TV/ Dy aksidente, ambulanca përplaset në Lezhë, ‘Hyndai’ përmbyset në Vlorë

13:04, 16/04/2023
A+ Aa A-

Dy aksidente me 2 të lënduar janë regjistruar brenda pak orëve të dielën. Në aksin Lezhë-Laç një autoambulancë u përplas nga një ‘Ford’ që i preu rrugën, për pasojë u plagos drejtuesi i këtij të fundit. Në Levan-Vlorë, dy automjete u përfshinë në aksident teksa mbeti e lënduar një e re.

Nga SYRI TV

Këto janë pamjet e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Lezhë-Laç. Një autoambulance dyshohet se i është prerë rruga nga një automjet tip ‘Ford’ e për pasojë janë përplasur me njëra-tjetrën, duke mbetur i lënduar autovetura private.

Ende nuk ka të dhëna të sakta nëse në mjeti spitalor kishte ndonjë pacient që po dërgohej për ndihmë shëndetësore, teksa drejtuesi I automjetit tip ‘Ford’ u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Disa orë më pas në aksin rrugor ‘Levan-Vlorë’, automjeti tip ‘Hynday’ me drejtuese shtetasen I. D., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, është përplasur me automjetin tip ‘Opel’ me drejtues shtetasin N. A., 43 vjeç, banues në Lushnjë.

Për pasojë është dëmtuar shtetasja I. D., e cila ka shkuar në spital për të kryer ekzaminimet mjekësore. Në vendngjarjet përkatëse mbërritën shërbimet policore për të zbardhur dinamikën e aksidenteve e përcaktuar shkaqet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco