Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Sherri në Tik-Tok/ Arrestohet Cllevio në Rinas, akuzohet se përndoqi Noizyn: Më dha ankth

Sherri në Tik-Tok/ Arrestohet Cllevio në Rinas, akuzohet se përndoqi Noizyn: Më dha ankth

12:06, 16/04/2023
A+ Aa A-

Cllevio Serbiano (Kleviol Ahmeti) është vënë në prangat e policisë pasi ka përndjekur dhe ka kërcënuar me jetë reperin Rigels Rajku (Noizy).

Serbiano akuzohet se i ka shkaktuar Noizyt ankth dhe frikë të vazhdueshme pasi e ka kërcënuar me jetë në rrjetin e tij social Tik-Tok.

‘Klevio më ka shkaktuar ankth dhe frikë. Më ka përndjekur. Duhet ta ndaloni’, ka thënë Noizy në denoncim.

Mësohet se ndaj Cllevios është bërë një kallëzim në Policinë e Durrësit për përndjekje dhe një konflikt të lindur në rrjetin social Tik Tok.

Kallëzimi është bërë në datën 13 prill në Durrës.

Dje, një konflikt i nisur në Tik Tok përfundoi me nxjerrje armësh mes të rinjve në Durrës. 4 të rinj u konlfliktuan në lagjen numër 10 të qytetit të Durrësit, konflikti agravoi dhe dy të rinj mbetën të plagosur.

Policia ka shpallur në kërkim Klajdi Mancakun, 25-vjeç pasi  dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Mario Vrionit me të cilin kishte debatuar online dhe në telefon e më pas kishin lënë takim që “të sqaroheshin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco