Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

EMRAT/ Nga Kosova në Korçë për të transportuar emigrantë, 4 në pranga

EMRAT/ Nga Kosova në Korçë për të transportuar emigrantë, 4 në pranga

09:46, 16/04/2023
A+ Aa A-

Katër të rinj nga Kosova janë arrestuar nga policia në Korçë pasi po transportonin 5 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.

Ata janë identifikuar si: Arsim Pllana, 27 vjeç; Elena Sedreni, 22 vjeçe; Urim Krasniqi, 27 vjeç; Arianit Selimi, 26 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Ata u kapën në aksin rrugor ‘Maliq-Gramsh’, pranë vendit të quajtur ‘Tyrbja e Gocës’, Maliq, ku po lëviznin me tre automjete tip ‘Volkswagen’, ‘Audi Q7’ dhe ‘Audi A8’.

Njoftimi i Policisë së Korçës:

Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Midnight 8’.

U kapën duke transportuar kundrejt fitimit, 5 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 4 shtetas.

Sekuestrohen 3 automjete, 4 aparate celulare, shuma monetare të valutave të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ‘Midnight 8’. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. P., 27 vjeç; E. S., 22 vjeçe; U. K., 27 vjeç; A. S., 26 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për disa shtetas që do të transportonin kundrejt pagesës, emigrantë të paligjshëm, për të kaluar ilegalisht kufirin, organizuan veprimet dhe në aksin rrugor ‘Maliq-Gramsh’, pranë vendit të quajtur ‘Tyrbja e Gocës’, Maliq, bënë të mundur lokalizimin e tre automjeteve, tip ‘Volkswagen’, ‘Audi Q7’ dhe ‘Audi A8’, me të cilët po qarkullonin shtetasit e lartpërmendur.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe provave të siguruara, ka rezultuar se këta 4 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do të transportonin kundrejt pagesës, për të kaluar kufirin drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të BE-së, 5 emigrantë të paligjshëm.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjetet, 4 aparate celulare, shuma monetare të valutave të ndryshme.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në të. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco