Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

“Të rrethuar nga bukuroshet, drogë e Rolex me diamant”, media angleze shkruan për shqiptarët problematikë

“Të rrethuar nga bukuroshet, drogë e Rolex me diamant”, media angleze shkruan për shqiptarët problematikë

08:46, 16/04/2023
A+ Aa A-

Prej disa kohësh emigrantët shqiptarë kanë qenë në lajmet kryesore të Britanisë së Madhe, si persona që shkaktojnë probleme dhe që kryesisht merren me aktivitete të paligjshme dhe “fushata” ka vijuar edhe më tej, këtë herë duke vendosur në fokus muzikantët e rrymës rep.

Në lajmin e fundit nga Daily Mail, muzikantë të ndryshëm shqiptarë, një pjesë e tyre shumë të njohur, cilësohen si persona të rrethuar me femra të bukura, që kanë makina dhe bizhuteri të shtrenjta dhe që ftojnë të rinjtë drejt akteve të dhunës apo klaneve të drogës.

Një pjesë nga shkrimi i Daily Mail

Me të dashurat e tyre modele, shtëpitë 600,000 paund dhe Rolex të veshur me diamantë, reperët shqiptarë sigurisht që duket se po ja kalojnë shumë mirë në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht se nuk kanë arritur kurrë në krye të listave muzikore.

Interpretues si MGee dhe Lucii janë në mesin e dhjetëra artistëve që kanë tërhequr mijëra fansa në Spotify dhe YouTube falë këngëve të tyre, të cilat shpesh promovojnë krimin dhe drogën, teksa lëshojnë fyerja ndaj institucioneve të Britanisë.

Kjo vjen teksa bashkatdhetarët e tyre vazhdojnë të dominojnë tregun ndërkombëtar të kokainës, duke përmbytur rrugët e Britanisë me drogën e klasit A ​​dhe duke përdorur dhunë ekstreme, përfshirë ekzekutimet, për këdo që i pengon.

Në postimet në mediat sociale dhe videot muzikore, disa yje të repit duket se mbështesin stilin e jetës kriminale teksa tallen me policët britanikë, të cilët i quajnë ‘derra’, ndërkohë që mburren se zotërojnë automatikë Skorpion.

Ndërsa disa reperë këmbëngulin se nuk kanë lidhje me krimin, për disa të tjerë linjat duken më të paqarta. Banda Hellbanianz, për shembull, ka ngjallur shumë frikë në rrugët e Londrës dhe ka shumë reperë në radhët e saj teksa disa prej tyre ndodhen në burg.

Grupi shkaktoi zemërim vitin e kaluar kur publikoi një video muzikore që tregonte automjete të blinduara të pajisura me mitralozë të rëndë që parakalonin rreth një banese në kryeqytet./A2CNN/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco