SYRI TV/ SPAK prangos efektivin e policisë për ryshfetin 2 mijë euro

09:00, 10/04/2023
A+ Aa A-

Arrestohet një efektiv i policisë gjyqësore, pasi dyshohet se i ka marrë para një të dënuari për ta lënë të lirë. Në pranga është vënë efektivit Sokol Canameti, ndërsa dy qytetarë po hetohen në gjendje të lirë. Dyshimet janë se efektivi ka përfituar 2 mijë euro nga i arrestuari

SYRI TV

Një punonjës policie është vënë në pranga nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mesditën e së dielës me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sokol Canameti është polici i arrestuar, pasi dyshohet se ka marrë ryshfet për të lehtësuar akuzat ndaj një qytetari, i cili po hetohej për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të bërë nga AMP, Canameti dyshohet se ka ushtruar presion ndaj një të arrestuarit duke i kërkuar shumën prej 2 mijë eurosh në këmbim të lënies të lirë, duke i thënë se do ta gjente kudo që të ishte nëse nuk e sillte këtë shumë.

Për arrestimin reagoi dhe SPAK, që tregon se nga hetimi ka rezultuar se oficeri i policisë gjyqësore ka përfituar 235 mijë lekë të rinj, nga personi i arrestuar.

Efektivi i policisë është arrestuar, ndërsa do të hetohet më tej për veprat penale ‘korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë’. Nën hetim janë vënë dhe dy qytetarë të moshës 22 dhe 51-vjeç, të cilët janë me masë detyrim paraqitje për të njëjtën akuzë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco