‘Çfarë na bëre o bir!’, zbardhet dëshmia e nënës së 43-vjeçarit: Hymë në dhomën e Migenës dhe…

‘Çfarë na bëre o bir!’, zbardhet dëshmia e nënës së 43-vjeçarit: Hymë në dhomën e Migenës dhe…

20:55, 09/04/2023
A+ Aa A-

Të tjera detaje hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë që tronditi dje Shkozën në kryeqytet, ku një 43-vjeçar vrau me armë zjarri kunatën e tij teksa kjo e fundit flinte bashkë me fëmijën e saj të mitur. Roland Sinani pasi qëlloi për vdekje kunatën e tij, Migenën, më pas u vetëvra.

Mësohet se prindërit kishin dëgjuar të shtënat e armës, rreth orës 4 të mëngjesit, ndërsa nëna e autorit ishte e para që ishte përballur me 43-vjeçarin, duke iu drejtuar; “Çfarë na bëre o bir?!”.

Ndërkohë, 43-vjeçari i kishte treguar nënës së tij se: “Vrava Migenën” dhe pas këtij episodi ai ka dalë jashtë në oborr dhe ka vrarë veten me të njëjtën armë, që e kishte pa leje. “Hymë në dhomë te nusja dhe pamë nëse kishte apo jo shenja jete, apo nëse ishte lënduar fëmija”, mësohet të jetë shprehur para oficerëve të policisë nëna e autorit.

Roland Sinani ishte i pamartuar dhe merrte mjekim pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë, burri i 37-vjeçares dhe vëllai i autorit të dyshuar punon si taksist dhe mësohet se kur ka ndodhur ngjarja nuk ka qenë në banesë. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë, ndërsa sot dy viktimat janë përcjellë për në banesën e fundit.

Image

Nëna e autorit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco