Operacion antidrogë në Milano, arrestohen edhe dy shqiptarë

Operacion antidrogë në Milano, arrestohen edhe dy shqiptarë

10:08, 07/04/2023
A+ Aa A-

Një operacion antidrogë është zhvilluar në Milano ku janë arrestuar pesë persona, një shtetas italian 48 vjeç, dy gra italiane 27 dhe 53 vjeç si edhe dhe dy shqiptarë 45 e 49 vjeç, që u kapën për shpërndarje dhe trafik droge.

I pari dyshohet se i ka dorëzuar drogë një djali. Pas kontrollit, shoferit iu gjet një paketë kokainë e fshehur në jakë, 290 euro dhe një komplet çelësash.

Hetimet e mëvonshme bënë që hetuesit të zbulonin një 'qendër tregtare' të vërtetë në rrugën Lope de Vega.

Në tavolinën e banesës, brenda së cilës u gjetën dy femra italiane, policët në fakt gjetën disa copa celofani me ngjyrë, disa prej të cilave identike me ato të sekuestruara më parë, ndërsa brenda një kasaforti gjetën 38 gramë kokainë dhe 920 euro.

Në tryezë u gjetën gjithashtu një fletore dhe disa pajisje të përdorura për menaxhimin e shpërndarjes së drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco