Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Qarkullonte me ‘Audi’ dhe ‘Glock’ me vete, arrestohet 35 vjeçari në Lezhë

Qarkullonte me ‘Audi’ dhe ‘Glock’ me vete, arrestohet 35 vjeçari në Lezhë

13:21, 06/04/2023
A+ Aa A-

Një 35 vjeçar në Lezhë ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur me një armë zjarri pistoletë.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të makinës tip ‘Audi’ në aksin Lezhë-Milot, në xhepin e derës së automjetit, në anën e shoferit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë "Glock", e cila u sekuestrua në cilësinë e proves materiale.

Njoftimi i policisë/ Lezhë

Qarkullonte me armë zjarri pistoletë me vete, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Shërbimet e Policisë Lezhë, në vijim të kontrolleve të shtuara me qëllim goditjen e paligjshmërive në çfarëdolloj forme të shfaqjes së tyre, mbështetur edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Si rezultat, është arrestuar në flagrancë shtetasi S. L., 35 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve".

Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Lezhë-Milot, ndërkohë që drejtonte automjetin tip "Audi". Gjatë kontrollit, në xhepin e derës së automjetit, në anën e shoferit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë "Glock", e cila u sekuestrua në cilësinë e proves materiale. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

#denonconë112📞 ✅

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco