Mori 1 mijë euro në këmbim të një kontrate pune në Gjermani, pranga ‘mashtruesit’ në Dibër

Mori 1 mijë euro në këmbim të një kontrate pune në Gjermani, pranga ‘mashtruesit’ në Dibër

15:25, 04/04/2023
A+ Aa A-

Një 38-vjeçar është arrestuar në Dibër pasi akuzohet për mashtrim. Siç njofton policia, H.R i ka marrë 1 mijë euro një shtetasi me pretendimin se do t’i siguronte djalit të të dëmtuarit, një kontratë pune në Gjermani.

Policia ka nisur punën për kapjen e tij si edhe për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Njoftimi i policise:

Strukturat hetimore të DVP Dibër referuan materialet procedurale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin H. R., 38 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se përmes mashtrimit, i ka marrë shumën 1000 euro, një shtetasi, me pretendimin se do t’i siguronte djalit të të dëmtuarit, një kontratë pune në Gjermani. Vijon puna për kapjen e shtetasit H. R., si dhe për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco