SYRI TV/ Vlorë, turizimi dhe këtë vit mungesë punonjësish: Vështirë për të gjetur profesionistë

17:25, 02/04/2023
A+ Aa A-

Edhe për këtë sezon veror, bizneset në sektorin e turizmit do ta kënë të vështirë të ofrojnë shërbime maksimale për turistët, për shkak të mungesë së fuqisë punëtore. Sipas turoeperatorvë ne Vlore, disa biznese kanë hequr dore nga punësimi i të huajve, pasi nuk ishin shumë efikas, ndersa kanë rikthyer sytë për të gjetur punonjës shqiptarë të kualifikuar, por mbetet e vështirë për shkak të emigrimit masiv të tyre.

Syri tv

Sektori i turizmit në vend, edhe këtë vit pritet të vuajë mungesën e fuqisë punëtorë për shkak se emigrimi masiv të shqiptareve. Disa biznese kanë hequr dorë nga punësimi i të huajve për shkak se sipas tyre nuk a qenë efikase. Ata kanë rithyer perpjekjet për të gjetur pnonjës shqiptarë të kualifikuar dhe me pagë të lartë, por sipas tyre është e vështirë pasi shumica e profesionistëve janë larguar nga vendi.

Arlin Hanaj,turooperator në Vlorë, shprehet se po shohin si alternative punësimin e adoleshenteve me orare të reduktuara.

Sipas Keti Dhimitrit kordinatore pranë qendrës rinore në Vlorë, as punonëjsit e huaj nuk janë të kënaqur me kushtet e punës në vendin tonë në këtë sektor, si dhe e shohin Shqipërne si trampolinë per të ikur në vendet e BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco