VIDEO-SYRI TV/ Hetimet për sulmin e TCH, 2 mbetje biologjike do krijojnë 2 profile AND-je

16:50, 29/03/2023
A+ Aa A-

Policia dhe prokuroria gjatë ekspertimit të mjetit të atentatorëve që qëlluan drejt godinës së Top Channel ka mundur të sigurojë dy mbetje biologjike për të krijuar dy profile AND-je. Këto profile janë të vlefshme për grupin hetimor, pasi mund te krahasohen me profile ADN-je të personave me rekorde kriminale të skeduar si të dyshuar për këtë sulm, ku nga të shtënat mbeti i vdekur një punonjës.

Nga SYRI TV

Ekspertimi i automjetit tip ‘Range Rover’ i përdorur në sulmin me armë ndaj godinës së Top Chanel ku mbeti i vrarë një punonjës ka arritur të zbulojë dy mbetje biologjike që mund të ndihmojnë për të krijuar 2 profile ADN-je për pjesëmarrësit në këtë sulm.

Këto profile janë të vlefshme për grupin hetimor, teksa ato do të krahasohet me profilet e personave me rekord kriminale, që dyshohet se mund të kenë qënë pjesë e grupit të zjarrit që finalizoi sulmin ndaj Top Channel.

Teksa hetimet vijojnë pistat ku po hetohen janë disa, një ndër to është edhe ajo e lajmit të pak ditëve më parë ku përmes një dokumenti vërtetohej se Familja Hoxha kishte shitur 100% të aksioneve në një kompani të regjistruar në parajsë fiskale.

Teksa pista tjetër lidhen me aktivitetin e këtij televizioni, si ajo e denoncimeve të kryera nga Top Channel që lidhen me aktivitete të paligjshme nga grupe të caktuara individësh apo grupe kriminale, që kanë qenë nën fokusin e emisioneve investigative.

Ndërkohë që hetimet vijojnë policia e shtetit përmes një komunikate ka bërë me dije se 100 mijë euro janë vendosur në dispozicion të dhënien së informacioneve ndihmuese në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco