U kapën me 5.2 kg heroinë, pranga dy shqiptarëve në Milano

U kapën me 5.2 kg heroinë, pranga dy shqiptarëve në Milano

09:42, 26/04/2024
A+ Aa A-

Dy shqiptarë, të moshave 36 dhe 46 vjeç, janë arrestuar nga policia në Milano për drogë. Sipas mediave italiane, ata u kapën me 5.2 kilogramë heroinë në garazhin e tyre.

Pas zbulimit të heroinës, policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyve dhe ka gjetur kartëmonedha prej 70 mijë eurosh.

Të dy u vunë në pranga me akuzën e posedimit me qëllim të shitjes së drogës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco